Edhe sot kujtohen viktimat e terrorizmit në Paris

Presidenti i Francës, Francois Hollande, do të jetë sot në krye të një ceremonie që do të mbahet në shenjë përkujtimi ië viktimave të sulmeve terroriste në revistën Charlie Hebdo dhe viktimat e një varg sulmesh terroriste gjatë muajit nëntor.

Hollande do ta zbuloj pllakën përkujtimore dhe një pemë të gjatë 10 metra që është mbjellur për këtë rast në Place de la Republique të Parisit.

Ceremonia e sotme është në kuadër të disa ngjarjeve që janë mbajtur këtë fundjavë, në përvjetorin e parë të sulmeve terroriste në një treg hebre dhe në zyrat e revistës satirike Charlie Hebdo.

Ngjarja e sotme përkujton njashtu edhe më shumë se 130 personat që u vranë nga një varg sulmesh terroriste në Paris gjatë muajit nëntor, sulme të cilat Shteti Islamik pretendon se i ka organizuar.

Më shumë se një mijë persona, shumica e të cilëve familjarë të të vrarëve apo të plagosurve gjatë sulmeve terroriste, janë të ftuar në ngjarjen e sotme në Paris.

Ndërkohë, në tërë Francën këtë fundjavë janë hapur xhamitë për publikun. Liderët myslimanë në Francë, shpresojnë që me këtë veprim do t’i lehtësojnë ndjenjat anti-myslimane dhe do të nxjerrin në pah dallimet në mes të militantëve ekstremistë dhe islamit të moderuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button