Intervista sekrete në xhungël që çoi në kapjen e “El Chapo”

Një ndër kriminelët më të rrezikshëm në botë, “El Chapo” ka dhënë një  intervistë para se të arrestohej.

“I shkurti” siç është kuptimi i emrit të tij në spanjisht ka folur për revistën “Rolling Stone”, njofton Panorama.

“El Chapo” u kap pas arratisjes së famshme përmes tunelit në një burg Meksikanë, gjatë kësaj interviste sekrete të realizuar në xhungël nis rrëfimin e tij që nga fëmijëria.

Gazetari shkruan se “El Chapo” ndryshe nga shumë liderë të grupeve të drogës në Meksikë nuk urdhëron vrasje apo pengmarrje, pasi së pari ai është biznesmen.

Ndërkohë mediat amerikane shkruajnë se gjatë intervistës që ka dhën për aktorin, Sean Penn, “El Chapo” dhe aktori kanë pirë shumë tekila gjë e cila mund të ketë ndikuar edhe në kapjen e tij.

Zyrtarët meksikanë kanë thënë për Associated Press se ka qenë pikërisht kjo intervistë nga e cila u zbulua se ku fshihej.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button