Kosovë, liderët opozitarë kërkojnë shtet me sovranitet (Video)

Visar Ymeri, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe Ramush Haradinaj, lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, i kanë prirë protestës anti-qeveritare të cilën ata e thirrën për ditën e shtunë.

Me një pankartë në duar ku shkruante “Për Shtet me Sovranitet”, Ymeri dhe Haradinaj, të shoqëruar edhe nga bashkëpartiakë të tyre, i kanë prirë masës që u nis nga biblioteka kombëtare në drejtim të ndërtesës së qeverisë.

Gjatë këtij marshi lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, në një prononcim të shkurtër për Klan Kosovën, ka thënë se me këtë protestë po fillon vala e re kundër kësaj Qeverie anti-kushtetuese.

Edhe lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është shprehur i kënaqur me numrin e protestuesve, derisa është treguar i rezervuar, duke thënë se fjalimin e tij do ta dëgjojnë të gjithë kur ta marrë fjalën në protestë.

Ndërsa Limaj ka thënë se protestuesit janë njerëzit që po refuzojnë të qeverisen nga kjo Qeveri, ka thënë lideri i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, duke iu referuar numrit të madh të protestuesve pjesëmarrës në protestën e Opozitës./KlanKosova/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button