Qetësohet situata në Prishtinë (VIDEO)

Është qetësuar në këto momente situata në Prishtinë. Nëpër rrugët e kryeqytetit vërehen forca të mëdha të policisë të cilën kanë arritur të shpërndajnë turmën e protestuesve. / Portalb

____________________________-

Edhe në këto orë po vazhdon përleshja mes protestuesve dhe policisë në Prishtinë. Policia e Kosovës po vazhdon të përballet me protestuesit e dhunshëm, të cilët po gjuajnë me koktej molotovi në drejtim të ruajtësve të rendit.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, përmes një konference për media ka treguar se deri në këto momente 10 polic, 2 qytetarë dhe 2 gazetarë të lënduar kurse 24 persona të tjerë janë të arrestuar. / PORTALB

________________________________________

Policia e Kosovës ka nisur të përdorë edhe autoblindën me topi uji, për t’i shpërndarë protestuesit që po vazhdojnë të hedhin gurë e koktej molotovi në drejtim të tyre.

_____________________________________________________

Dy policë të njësiteve speciale që po përballen me protestuesit janë përfshirë nga flaka e një koktej molotovi i hedhur nga protestuesit, raporton Klan Kosova.

Policia është vënë në aksion vetëm pasi protestuesit i kanë vënë flakën një këndi të objektit të Qeverisë së Kosovës.

Policët kanë arritur të shuajnë zjarrin dhe të evitojnë lëndimet eventuale.
______________________________________________________

Në këto momente është tensionuar situata në Prishtinë. Pas fjalimeve  të liderëve politik në sheshin “Skënderbeu” protesta ka eskaluar.

Kemi protestuesit të cilët janë duke sulmuar policinë me koktej molotovi dhe me gurë, kurse policia është duke u munduar për t’i shpërndarë ata duke hedhur gaz lotsjellës në drejtim të tyre, njofton Klan Kosova.

Për momentin kemi një polic i cili ka pësuar lëndime.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button