KE konfirmon vizitën e komisarit Han

Komisioni Evropian ka konfirmuar ka konfirmuar të hënën se eurokomesari për zgjerim, Johanes Han, do të vizitojë Shkupin gjatë këtij muaji, por për momentin nuk është zbardhur se kur do të jetë data e vizitës.

“Johanes Han do të vizitojë Shkupin, por kur do të ndodhë kjo ende nuk mund të konfirmohet”, ka informuar Ketrin Rej, zëdhënësja e Komisionit Evropian. Rej megjithatë nuk dha detaje për letrën, të cilën Han e ka dërguar para dy javëve deri tek liderët, nënshkrues të Marrëveshjes së Përzhinos, por tha se gjatë vizitës do të bisedohet për avancimin në implementimin e pikave të kontraktuara.

Kryeministri Nikolla Gruevski të dielën në mbrëmje gjithashtu ka konfirmuar se Han do të vizitojë Shkupin, por nuk zbuloi se për çka konkretisht do të bisedohet.

Më 11 janar në Shkup pritet të arrijë edhe eurodeputetët Riçard Hovit, Eduard Kukan dhe Ivo Vajgell, të cilët së bashku me eurokomesarin Han kanë ndërmjetësuar në arritjen e Marrëveshjes së Përzhinos. Politikanët e Brukselit, për të cilët nuk dihet nëse do të udhëtojnë së bashku me eurokomesarin Han, do të tentojnë të zgjidhin pengesat e dialogut për realizimin e Marrëveshjes së Përzhinos, e cila ka ngecur tek mediat, implementimi i tërësishëm i marrëveshjeve për KSHZ-në, si dhe tek puna e Komisionit anketues për bisedimet e përgjuara.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button