Tragjedia në Shkup: Arrestohet i dyshuari për vrasjen e Leartit

Mbrëmë rreth orës 20 në afërsi të restaurantit Biznis në Çair të Shkupit ka ndodhur një incident, ku është goditur me thikë 20 vjeçari Leart Ademi. Pas incidentit menjëherë i riu është dërguar në spitalin shtetërorë në Shkup, por edhe pas intervenimit të mjekëve ai ka ndërruar jetë, shkruan gazeta Koha.

Deri te incidenti jozyratrisht merret vesh se ka ardhur për motive banale mes te rinjve, ndërsa autori i vrasjes, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i njohur, me thikë ka goditur në afërsi të zemrës 20 vjeçarin nga Shkupi.

Në vendin e ngjarjes ka dalë policia, krim-teknika dhe prokurori publik, të cilët mbledhin dëshmitë për të zbardhur vrasjen.

Gazeta KOHA jozyrtarisht nga burime pranë MPB-së merr vesh se vrasësi i Leart Ademit është arrestuar, kurse brenda ditës policia ka thënë se do të dalë me detaje për rastin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button