Më 15 Janar formohet Qeveria e re, Gruevski do të largohet para kohe

Para 15 Janarit, Nikolla Gruevski do të dorëhiqet nga detyra e kryeministrit. Ai këtë e konfirmoi edhe dje, duke thënë se do të respektojë atë për të cilën janë marrë vesh dhe se do të tërhiqet 100 ditë para zgjedhjeve, që janë caktuar më 24 prill. Megjithatë ai nuk dëshiroi të zbulojë se kush do të jetë pasardhësi i tij, që do të udhëheq qeverinë e përkohshme që do të organizojë zgjedhjet, njofton televizioni 21.

“Në përputhje me marrëveshjen, më 15 janar do të zgjidhet Qeveria e re, me kryetar të Qeverisë për realizimin e zgjedhjeve. Paraprakisht gjithsesi do të pasojë dorëheqja ime, por për atë se kush do të jetë kryetar i qeverisë për realizimin e zgjedhjeve do të publikohet pasi që partia VMRO-DPMNE do të sjell vendim”, tha Nikolla Gruevski, Kryeministër i RM.

Zgjedhjet e parakohshme të caktuara në fund të prillit janë rezultat i Marrëveshjes së Përzhinës. Megjithatë ajo për të cilën janë dakorduar liderët e katër partive më të mëdha VMRO-DPMNE, LSDM, BDI dhe PDSH, ende nuk është zbatuar në përpikmëri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button