“Procesi”, kur nuk ke zgjidhje tjetër pos të shpallesh i fajshëm

“Procesi” është romani më i njohur dhe më i realizuar i shkrimtarit çek, Franc Kafka, i botuar në Berlin më 1926,dy vjet pas vdekjes së tij. Në analizën e romanit “Procesi”, vihet re një e vërtetë tronditëse e realitetit me njeriun e thjeshtë brenda dhe sistemet që ndryshojnë dhe e shikojnë ketë të fundit si një pengesë apo një të mirë për to.

Për arsye se Kafka parapëlqen një të vërtetë të skajshme ku sheqerosjet artistike nuk janë me vlerë në veprën e tij, personazhi përgjithësisht është njeriu i rëndomtë, jo heroi që bën diferencën, Portalb ua rekomandoni ta lexoni këtë roman të mrekullueshëm me plot mistere.Procesi Frank Kafka

Maks Brod, një miku i tij që përgatiti librin për botim për librin në fjalë ka thënë: Kur mora dorëshkrimin e “Procesit” e lexova me një frymë. Nuk kishte titull, por Kafka kështu e quante sa herë binte fjala për të. Këtë libër vetë Kafka e quante papërfunduar, pavarësisht se e kishte kreun e fundit. Ai mendonte se duhej të shtonte disa anë të tjera të atij procesi misterioz. Por megjithatë, po mos ta dija se Kafka ka pasur ndërmend ta vijonte punën me këtë roman,unë nuk do të gjeja asnjë mangësi në të”.

Romani flet për një qytetar të rëndomtë, nëpunës banke nga një qytet i panjohur, të cilin një mëngjes e arrestojnë dy policë, pa ndonjë arsye, për një krim që nuk i tregohet as atij dhe as lexuesit.

Në personazhin e “Proces”-it zotit “K.”, sistemi gjigant i pushtetit i bën grafikun e jetës pa e shpjeguar se për se e trajton ashtu. Nga ana tjetër kjo mund të analizohet dhe në të kundërt; vetë zoti “K.” nuk ka aftësinë për të kuptuar sistemin megjithëse përpiqet që të kuptojë diçka, përsëri është i mbytur në paqartësi.

Gjatë kësaj kohe njihet me “mjegullinë” e gjykatave, absurdin, hierarkinë e posteve jo vetëm në gjykatë, por dhe në jetën e mirëfilltë.

Atëherë ai imagjinon marifete nga më të dëshpëruarat, që zbulojnë para tij ingranazhe të pakuptueshme dhe mbytëse. Duke mos ditur kujt t’i besojë dhe ku të kapet, ai ulet vetë të përpilojë mbrojtjen e vet, në të cilën kërkon falje për çdo gjë që ka bërë, duke firmosur kështu aktin e fajësisë dhe dënimin e vet.

“Procesi” i Kafkës është një ortek, që sa me shumë thellohesh aq më i madh bëhet deri sa orteku është vetë globi që banojmë, ndaj Portalb ua sugjeron të njiheni me librin në fjalë, nëse s’e keni pasur fatin deri më tani.

Lexo më shumë:

Libri i javës së parë: “Lufta dhe Paqja” mozaik romancë të mrekullueshme, filozofisë dhe mbijetesës

Libri i javës së dytë: “Dashuri”, prehja dhe rrëmuja e ndjenjave në një vend

Libri i javës së tretë: “Gatsby i Madh”, dëshmia që paraja nuk të bën të lumtur

Libri i javës së katërt: “Prilli i thyer”, vështrimi i jetës nga syri i vdekjes

Libri i javës së pestë: “Don Kishoti i Mançes”, lufta për të arritur të pamundurën

Libri i javës së gjashtë: “Fihi Ma Fih”, lëshojeni shpirtin ta gjejë prehjen

Libri i javës së shtatë: “Njëqind vjet vetmi”, njeriu lufton për të mos arritur asgjë!

Libri i javës së tetë: “Të vrasësh zogun përqeshës”, mos e kërkoni fajin çdoherë te më i dobëti!

Libri i javës së nëntë: “Hanko Halla”, përplasje ideologjike mes gjeneratave, mos e merrni për zemre

Libri i javës së dhjetë: “Doktor Gjilpëra”, kur emancipimi “përkthehet” arsim

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button