Shqipëri: Viti ri nis me tre të vdekur

Të paktën tre të vdekur dhe katër të plagosur është bilanci i aksidenteve të ndodhura në Shqipëri para dhe pas ndërrimit të viteve.

Pas mesnatës ka humbur jetën një 17 vjeçar i cili po udhëtonte me një motor në aksin Fier-Shegan.

Ndërkohë, në Pogradec një tjetër i ri ka humbur jetën pasi makina “Mercedes Benz” me të cilën ai udhëtonte ka dalë nga rruga, njofton Top Channel.

Ndërsa në Tiranë, në rrethrrotullimin e Saukut, ka humbur jetën një punonjës policie që është përplasur nga një automjet.

Një aksident tjetër automobilistik ka ndodhur në Shkodër, në vendin e quajtur kryqëzimi i Dajçit, ku për pasojë 4 të rinj janë plagosur rëndë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button