Genta Ismajli “shpërthen” në X Factor Albania

Këngatarja nga Kosova, Genta Ismajli ka dhuruar një performancë prej dive në skenën e X Factor Albania.

Ajo ka ardhur si e ftuar special në natën e 14 të këtij superspektakli në ekranin e Televizionit Klan.

“Tunde Shkunde” ka qene kënga që ka ngritur në këmbë publikun në sallë, por dhe duke mbërthyer para ekranit me milion teleshikues nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe kudo ku ka shqiptarë nëpër botë.

Ylli i muzikës shqiptare e cila numëron mbi 800 mijë ndjekës në rrjetin social Facebook, sapo ka hedhur në treg këngën e saj më të fundit me titull,  “Anulloje”.https://i1.wp.com/tvklan.al/wp-content/uploads/2014/02/IMG-20140210-WA0001.jpg?resize=592%2C333

Kjo këngë e ka rikthyer Gentën fuqishëm në tregun muzikor  pasi ajo shoqërohet edhe me nje video, punuar e gjitha bardhë e zi./ Klan

Lajme të ngjashme

Back to top button