Transferi i Ronaldinhos doli të jetë shaka e Vitit të Ri

Njoftohet se deklarata e ekipit futbollistik Racing Club de Montevideo në ligën e parë të Uruguajit lidhur me transferimin e yllit brazilian Ronaldinho është shaka e Vitit të Ri, raporton Anadolu Agency (AA).

Nëpërmjet një shpjegimi nga klubi i Uruguajit konfirmuan se kanë bërë thjeshtë një shaka për Vitin e Ri.

“Ju lutem na falni. I falënderojmë të gjithë, veçanërisht shokët tanë brazilianë që bënë të jemi ‘trend’ në rrjetin social Twitter. Por Ronaldinho nuk do të luajë tek ne. Kjo është një shaka. Deshëm që në Vitin e Ri të hymë duke qeshur”, thuhet në deklaratën e klubit Racing Club de Montevideo.

Racing Club de Montevideo në deklaratën e mëparshme njoftoi se ka arritur kontratë me 35 vjeçarin Ronaldinhon deri në korrik të vitit 2016.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button