Nga viti i ardhshëm dru do të shiten vetëm përmes thirrjes publike

Ndërmarrja Publike Pyjet e Maqedonisë nga viti i ardhshëm do të shesë dru në një mënyrë të re, përmes Thirrjes publike për interes, nëpërmjet mediave. Thirrja do të zbatohet për blerjen e druve teknik dhe për ngrohje. Për të blerë dru për ngrohje, depot do të duhet të aplikojnë deri më 31 mars në filialet e Pyjeve të Maqedonisë, njofton Alsat M.

Personat fizik, atë do të mund ta bëjnë deri në mes të marsit. Pas kalimit të afatit kërkesat nuk do të pranohen. Këtë vit dërgesa e druve deri te blerësit ndodhte të vonojë nga dy deri në tre muaj, dhe masat e reja ndërmerren për të çrrënjosur këtë fenomen.

Çmimet nuk do të ndryshojnë dhe do të mbeten të njëjta si këtë vit. Kjo do të thotë 2,370 denarë për metër kub ahu, dhe 2450 denarë për 1m3 dushk. Për 2016 “Pyjet e Maqedonisë” planifikojnë të sigurojnë rreth 600 mijë metra kub dru.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button