Njerëzit mund ta “nuhasin” frikën

Krejt çfarë nuhasim kur e ndjejmë frikën regjistrohet në kujtesën tonë dhe ajo i zgjon të njëjtat emocione sa herë që e ndjejmë atë erë.

Hulumtuesit nga universiteti Rutgers në New Jersey, të cilët e kanë bërë studimin, thanë se zbulimi mund të jetë i dobishëm për trajtimin e çrregullimeve të stresit post-traumatik në të cilat shqisat mund të shkaktojnë sulm.

Ata kanë zhvilluar një teori të re, pasi që e kishin testuar aktivitetin e trurit të minjve. Ata përdorën elektro-shok për ta nxitur frikën e ndërlidhur me aromat e caktuara. Sa herë që u lëshua ndonjë aromë e caktuar, shqisa e të nuhaturit u bë katër herë më aktive. Zbulimi sugjeron se shqisat tona paralajmërojnë kur jemi në ndonjë situatë të rrezikshme.

Neurologët besojnë se aromat janë nxitës të kujtimeve për shkak të nervit të nuhatjes i cili transmeton mesazhe nga hunda në tru dhe i vendos ato në një zonë shumë të afërt me amigdalën dhe hipokarnpusin që janë të lidhura me kujtimet emocionale.

Shkencëtarët më herët kishin supozuar që organet e shqisave – sytë, hunda dhe veshët, janë detektorë të zakonshëm, dhe se truri zbulon domethënien e mesazhit.

“Në modelin e vjetër, syri është si kamerë, veshi si mikrofon, hunda si një laborator kimik, ndërsa puna e trurit është ta analizojë informacionin,” tha John McGann, autor i studimit të botuar në revistën “Science”.

Kur e përjetojmë ndonjë përvojë të tmerrshme, shpesh mund ta nuhasim frikën në ajër. Shkencëtarët thonë se kjo ndodh për shkak se shqisa jonë e nuhatjes bëhet më aktive kur jemi të frikësuar. /Telegrafi

Lajme të ngjashme

Back to top button