Për maturantët sot do të publikohen pyetjet për testin ekstern

Qendra e provimit shtetëror (QPSH) sot do ti publikojë pyetjet për testimin ekstern për nxënësit në vitin e fundit të arsimit të mesëm, në ueb faqen www.prasanjaeksterno.dic.edu.mk.

“Baza e publikuar me pyetje do të përfshijë më shumë se 85,000 pyetje. Baza është rifreskuar me 20 për qind pyetje të reja. Në dy javët e ardhshme, më saktësisht deri më 8 janar 2016, opinioni mund të komentojë lidhur me pyetjet konkrete. Pyetjet që do të kenë komente të vlefshme dhe konstruktive do të korrigjohen në mënyrë përkatëse, kumtoi Qendra e provimit shtetëror.

QPSH u bëri thirrje të gjitha palëve të interesuara (nxënës, profesorë, prindër) të përfshihen në kontrollin e pyetjeve për t’u korrigjuar dhe për t’u përmirësuar cilësia e bazave të të dhënave.

Lajme të ngjashme

Një koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button