Nurhan Izairi për Portalb: Qeveria ende nuk ka sjellë vendim për mbylljen e Jugohromit

Pas disa tentativave për të kontaktuar me zëdhënësit dhe ministrat e Qeverisë së Maqedonisë, më në fund, ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Nurhan Izairi, iu përgjigj telefonatës sonë.

Ministri Izairi, për Portalb, tha se Qeveria ende nuk ka marrë vendim për mbylljen e Fabrikës së Jugohromit.

“Ende nuk është sjellë vendim për mbylljen e Jugohromit”, shkurt tha për Portalb, Izairi, duke mos dhënë informata më të detajuara për rastin në fjalë.

Jugohrom njofton vendim të ri

Drejtori i Përgjithshëm i kombinatit metalurgjik deklaroi për ALSAT-M se sot, do të ketë një vendim të ri nëse kombinati do të vazhdojë apo jo aktivitetin e tij. Vendimi do të njoftohet së shpejti.

Pritet që gjatë ditës Qeveria të del me njoftim zyrtarë mbi rrjedhjen e mbledhjes së djeshme dhe çështjeve që janë diskutuar në atë mbledhje.

Theksojmë se nëpër portalet dhe mediumet është shpërndarë lajmi se Qeveria ka marrë vendim për mbylljen e fabrikës së Jugohromit.

Ky lajm kontradiktor, pa ndonjë deklaratë zyrtare të Qeverisë, po bën bujë të madhe nëpër portalet e vendit, ndërkaq përveç ministrit Izairi, deri më tani, askush nga zyrtarët e lartë shtetëror nuk ka dhënë asnjë informatë për rastin në fjalë.

Rikujtojmë se, që në orët e hershme të mëngjesit OJQ “Eco Guerilla”, ka dalë me deklaratë se jo-zyrtarisht mësojnë se Qeveria e Maqedonisë ka marrë vendim për mbylljen e fabrikës së Jugohromit si një ndër ndotësit më të mëdhenj në Tetovë, njofton Portalb.

Të nderuar bashkëqytetarë,Kemi informacione jozyrtare se Qeveria ka diskutuar për ndotjen dhe Jugohromin, me ç’rast ë…

Posted by Eco Guerilla on 2015-12-23

Nëpërmjet një statusit në facebook, nga organizata shtojnë, se lajmi ende nuk është i konfirmuar dhe se pritet gjatë ditës i njëjti të publikohet.

Në ndërkohë edhe kryetari i “Eco Guerillas”, nëpërmjet një statusi në facebook, ka bërë thirrje që fillimisht të konfirmohet lajmi dhe të mos e kap euforia publikun.

Të dashur miq, Nuk jam në gjendje të konfirmoj lajmin që Jugohrom është mbyllur. Le të presim diçka zyrtare para se të…

Posted by Arianit Xhaferi on 2015-12-23

Përndryshe, Organizata Joqeveritare “Eco Guerilla”, pas protestave të organizuara të premten (18.12.2015), i dha ultimatum Qeverisë së Maqedonisë për zgjidhjen e çështjes së fabrikës së Jugohromit deri më 25 dhjetor, në të kundërtën nga “Eco Guerilla”, kanë paralajmëruar se do ta bllokojnë Tetovën, gjegjësisht rrugët dhe institucionet.

Lexo: “Eco Guerilla”: Deri të premten e ardhshme keni afat ta mbyllni Jugohromin (FOTO dhe VIDEO)

Lexo: Tetovë, protestuesit: Teuta, mbylle Jugohromin jo shkollat

Lexo: “Eco Guerilla” dhe “Nëna dhe Fëmija”, letër drejtuar shqiptarëve të Pollogut

lexo: Tetovë, për shkak të protestave për ndotjen e ajrit, ndërpritet procesi arsimor

Lexo: Nxënësit e shkollave të mesme para Komunës së Tetovës, protestojnë për ajër të pastër

Lexo: Tetovë, alarmi me ajrin e ndotur, statistika: kush i ka fajet, çfarë duhet bërë?! (FOTO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button