Vazhdim i seancës së 80­-të kuvendore

­ Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet ta vazhdojë seancën e 80­të në rend dite të së cilës janë propozim ligjet për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për punë të jashtme, të Ligjit për paga të prokurorëve publike dhe të Ligjit për Akademinë për gjykatës dhe prokurorë publik, të tre me procedurë të shkurtuar.

Deputetët do të debatojnë edhe për propozim ligjet për plotësim të Ligjit për paga të gjykatësve, për themelimin e Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup dhe për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për themelimin e Universitetit shtetëror në Tetovë, të gjitha me procedurë të shkurtuar. Në rend dite është edhe Propozim ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për ilaçet dhe mjetet mjekësore, me procedurë të shkurtuar, i parashtruar nga deputetët Andon Çibishev, Aleksandar Stojkoski, Bllagorodna Bojaxhieva, Sonja Talevska, Marija Angelova, Jasminka Damçeska, Vesna Damçeska­Ilievska, Ivan Ivanov, Magdalena Manaskova, Sasho Vasilevski, Momçilo Avramovski, Zoran Gjorgjievski.

Kuvendi do t’i shqyrtojë edhe Propozim ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për mbrojtje shëndetësore në lexim të parë dhe propozim ligjet për plotësim të Ligjit për energjetikë dhe për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për regjistrim të pagesave kesh të dy në lexim të parë dhe të parashtruara nga deputetët e opozitës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button