Duo “Skupi” sonte mban koncert me këngë të vjetra qytetare

Dueti i njohur “Skupi”, sonte do të mbajë koncertin e radhës në kuadër të mbrëmjes maqedono-shqiptare. Jeta Starova-Mehmeti me flautë dhe Ermal Mehmeti me violinë, para artdashësve në Shkup do të interpretojnë këngë dhe valle të vjetra qytetare shqiptare dhe maqedonase,  të përpunuara me një stil modern (bashkëkohor), që është i përshtatur për publikun e gjerë. Koncerti fillon në ora 20 në sallonin “19:19”, te Qendra Informative Kulturore (QIK).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button