Ademi: “Objekti i Universitetit të ri në Shkup do të kushtojë 15-­20 milionë euro”

­ Objekti i Universitetit të ri në Shkup do të ketë rreth 30.000 m2, ndërsa vlera e investimit për ndërtimin e objektit do të kushtojë 15­20 milionë euro, bëri të ditur ministri i Arsimit dhe Shkencës, Abdilaqim Ademi mbrëmë në emisionin CLICK PLUS, në TV21, njofton MIA.

Debati për themelimin e Universitetit Shtetërorë në Shkup u zhvillua mes ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Abdylaqim Ademi, ish ministrit të arsimit Azis Pollozhani dhe analistëve Blerim Reka dhe Arben Ratkoceri.

Ademi gjithashtu, tha se do të dëshironte që menaxhimi i këtij Universitet të jetë ndërkombetar, për arsye se, siças tij, përvojat ndërkombëtare do t’i ndihmonin Universitetit të ri të behet me cilësor. Nga ana tjetër, profesori Blerim Reka, konsideron se Shkupi është kryeqendra e shqiptarëve dhe vlereson se jo vetem Universiteti të ketë selinë në Shkup por edhe partitë politike të kenë qendrën në Shkup, gjithashtu edhe kultura, arsimi dhe në fund, e gjithë politikëbërja shqiptare në Maqedoni të ketë qendrën në Shkup. Ai, më tej, porositi partinë politike në pushtet BDI, dhe jo vetëm ata, por të gjitha partitë e tjera politike, t’i kenë duart sa më larg Universiteteve.

Reka shtoi se gjëja më e keqe që po i ndodh USHSH­së është politizimi i kësaj iniciative. Ndërkohë, themeluesi i gazetës “Koha” Arben Ratkoceri ka thënë se themelimi i universitet “Nënë Tereza” në Shkup është ndër hapat më të qëlluar të BDI­së në këtë qeverinë e viteve të fundit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button