Buzhala porosit shkupjanët të mos marrin nuse nga Kosova?! (Foto)

Berat Buzhala, ironizon me qytetarët e Shkupit, të cilët vendosin të martohen me vajzat nga Prishtina.

Ai shkruan me ironi në profilin e tij në Facebook, “Ky prej Shkupit mendon qe ka maree nuse te mire ne Kosove. Ju thote kojshive se ne Prishtine femrat, pervec tjerash, jane ma te ngritura intelektualisht. Ruje kapak nanen se po e gjane te furne ne sabah”, duke postuar edhe nje veture dasmoresh me targa te Shkupit.

Disa ore me pas Buzhala ka postuar nje tjeter status, ku kerkon te shfajesohet.

“Nuk kam pase qasje ne FB prej dje pasdite. Po e shoh nje revolte te femrave per nje status timin te fundit, per nusen e Kosoves ne Shkup. Shyqyr qe nuk kam aktualisht pozite publike se paskan pase me kerku doreheqjen time, sikur me nje vakt qe e paten lyp doreheqjen e Fadil Hoxhes, mos gabofsha ne vitin 1987.

Shoqe, hajgare ke ajo pune. Nuk kam mendime te tilla per femrat e Kosoves. Madje, une besoj qe jane dukshem me te mira se sa burrat e Kosoves.

(Ama kerrit nuk dihni me i grah. Po besoj qe pajtoheni edhe ju ne kete pike)”, shkruan ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button