“Tribunus Civilis” formon Gjykatën Simbolike e cila do të merret me “bomat” e Zaevit

OJQ “Tribunus Civilis” formoi Gjykatën Simbolike të Drejtësisë. Roli i kësaj Gjykate do të jetë shqyrtimi i veprave penale të cilat publiku i ka dëgjuar dhe i njeh si raste nga publikimi  i aferës me të ashtuquajturat “bomba”.
Nga kjo organizatë deklarojnë se kjo Gjykatë formohet si pasojë e të situatës politike të krijuar në vend që ka ndikuar në punën e gjykatave.

Nga “Tribunus Civilis” mësojmë se pjesëmarrës në të janë figura që gëzojnë kredibilitet në shoqëri, në mes tyre ka avokatë, intelektualë, profesorë, mjekë, gazetarë, aktivistë civil, studentë, përfaqësues të shoqërisë civile dhe qytetarë të tjerë.

“Institucionet jo-funksionale të cilat e harxhuan mundësinë për sjelljen e drejtësisë në shoqërinë tonë çojnë drejt nevojës së mobilizimit, apelit dhe veprimit për rivendosjen e sërishme të drejtësisë” thonë nga kjo OJQ.

Gjykata për fillim do të merret me veprat penale me të cilat publiku është i njoftuar nga të ashtuquajturat “bomba”. }

“Për këtë  detyrë  fillestare të Gjykatës, janë ndarë në katër grupe veprat penale (VP), që dolën prej ‘bombave’:
1. VP të lidhura me mashtrimet zgjedhore;
2. VP të lidhura me brutalitetin policor dhe tejkalimin e kompetencave të MPB (Ministrisë së Punëve të Brendshme);
3. VP për prishjen e rendit kushtetues – përzierja e pushteteve;
4. VP të lidhura me korrupsionin dhe të nxitura prej motivesh të ulëta”.

“Për secilin grup të këtyre VP, do të ekipohen ekipe prej gjykatësve dhe hulumtuesve simbolikë, dëshmitarëve-ekspertë dhe qytetarëve të involvuar të ngjarje. Sesioni i parë i gjykimit simbolik të “Tribunus civilis”, do të mbahet shumë shpejt, para festave të krishtlindjes”, deklarojnë nga “Tribunus civilis”.

Ata thonë se shoqata e tyre do të jetë katalizator kyç i demokratizimit dhe tranzitimit të shoqërisë civile në vend. “Shoqata jonë ka për qëllim të kryejë trysni ndaj partive politike, me qëllim që ato të mos e harrojnë drejtësinë, shoqëria do të punojë plotësisht e pavarur prej dialogut partiak. Gjykata synon që ta reanimojë rolin e shoqërisë civile (qytetare) në Maqedoni dhe ta vendosë atë si faktor kryesor kundrejt shtetit dhe partisë”, shprehen nga “Tribunus Civilis”.

“Funksionimi i Gjykatës e ndjek shembullin e tribunalit të Raselit, në drejtim të procesimit simbolik, por, të një drejtësie në tranzicion”shprehen nga “Tribunus Civilis”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP