Anulohet seanca e sotme për “Puç” me kërkesë të Prokurorisë Speciale

Prokuroria Speciale Publike (PSP) e ka anuluar për sot debatin e paralajmëruar kryesor rreth lëndës të njohur në opinion si “Puç”. Siç kumtoi sot prokurorja publike Katica Janeva, shkak për anulimin është nevoja që tërësisht të njoftohen me përmbajtjen e dëshmive që janë parashtruar në Gjykatë, e të cilat nuk përmbahen në lëndën e prokurorisë që u është dorëzuar.

“Dua të ju njoftoj edhe se kjo Prokurori Publike i mbështet të gjitha ndryshimet ligjore, me të cilat avancohet statusi i prokurorëve publikë në Republikën e Maqedonisë dhe pavarësinë e tyre, sepse një gjë e tillë është në interes të të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë”, theksohet mes të tjerash në kumtesën e Janevës.

Janeva potencoi se misioni i kësaj Prokurorie publike është direkt i ndërlidhur me sigurimin e trajtimit të barabartë të të gjithëve para ligjeve dhe rritja e sigurisë juridike, si dhe besimi i qytetarëve në sistemin juridik të Republikës së Maqedonisë.

Janeva kërkoi nga të gjitha partitë polike që ta mbështesin Ligjin për shërbim prokuror publik të kësaj Prokurorie publike dhe t’i shprehin qëllimet e tyre të sinqerta për punë të papenguar dhe funksionale të kësaj Prokurorie publike.

Ajo paralajmëroi se gjatë kësaj jave do të komunikohen informacione të reja për punën e kësaj Prokurorie publike, të cilat këtë periudhë kanë shkaktuar interes në opinion, e të cilat, siç nënvizoi nuk kemi pasur mundësi t’i ndajmë me opinionin, për shkak se për fat të keq disa media janë përpjekur që ta shfaqin këtë prokurori në një dritë ndryshe nga ajo që kjo Prokurori publike angazhohet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button