“Hanko Halla”, përplasje ideologjike mes gjeneratave, mos e merrni për zemre

Bëhet fjalë për një poemë që është shumë ekspresive, shumë melodike dhe që konsiderohet si një nga veprat më të bukura dhe më të lexuara të letërsisë shqiptare.

Poeti satirik dhe diplomati, Ali Asllani nga Vlora është autori i saj, i njërës prej veprave poetike më të këndshme të letërsisë shqiptare, i poemës me frymë të ngrohtë popullore e familjare, “Hanko Halla”.

Foto ilustruese
Foto ilustruese

Shumë njohës dhe kritikë letrarë thonë se poema “Hanko Halla” është libri më i lexuar me poezi në letërsinë shqipe i të gjitha kohërave, ndaj nëse ende s’e keni lexuar këtë vepër madhore, Portalb ua sugjeron që sa më shpejt ta bëni atë.

“Hanko Halla” është shkruar me një ritëm të gjallë e me fjalor të pasur popullor. Ky rrëfim plot humor në vargje pasqyron mundimet dhe frikën e një zonje energjike nga derë e madhe, që është vazhdimisht në mospajtim me modat e mënyrat e reja të jetesës.

E rritur në një shoqëri patriarkale tradicionale, “Hanko Halla”, mbetet gojëhapur nga risitë që sjell në jetë rinia, e njëherazi vë në lojë konservatorizmin e vet.

“Hanko halla” me anë të vetërrëfimit tregon për aspiratat e veta dhe shpreh qëndrimin kritik ndaj botës së re, jo nga pozita e një të padituri, por nga mospajtimi me pozitën klasore. Megjithatë, prapë, në fund ajo bindet se i ka ikur koha e saj, dhe se iluzionet që i vërtiten nëpër mend, për gjeneratën e re janë qesharake, për këtë në fund, porosit të birin që t’i kërkojë falje nuses për konfliktet e mëparshme.

Përplasja ideologjike mes gjeneratave nuk do të pushojë asnjëherë, merreni me humor dhe mundohuni t’i kuptoni ata që s’mendojnë si ju sepse nuk kanë jetuar si ju, për më shumë, do të bindeni pasi ta lexoni “Hanko Hallën”. /Portalb

Lexo më shumë:

Libri i javës së parë: “Lufta dhe Paqja” mozaik romancë të mrekullueshme, filozofisë dhe mbijetesës

Libri i javës së dytë: “Dashuri”, prehja dhe rrëmuja e ndjenjave në një vend

Libri i javës së tretë: “Gatsby i Madh”, dëshmia që paraja nuk të bën të lumtur

Libri i javës së katërt: “Prilli i thyer”, vështrimi i jetës nga syri i vdekjes

Libri i javës së pestë: “Don Kishoti i Mançes”, lufta për të arritur të pamundurën

Libri i javës së gjashtë: “Fihi Ma Fih”, lëshojeni shpirtin ta gjejë prehjen

Libri i javës së shtatë: “Njëqind vjet vetmi”, njeriu lufton për të mos arritur asgjë!

Libri i javës së tetë: “Të vrasësh zogun përqeshës”, mos e kërkoni fajin çdoherë te më i dobëti!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button