Visari dhe Xhoana në pozitën e tetë në “Türkvizyon” (Video+FOTO)

Edhe pse ishte pritur një sukses shumë më i madh dhe një renditje më e mirë e këngës që mori duartrokitje frenetike nga të pranishmit në sallë, dueti Visar Rexhepi dhe Xhoana Bejko me këngën “Adi Hasret”, ka përfunduar në pozitën e 8-të të festivalit të tretë me radhë “Türkvizyon Song Contest 2015”.

Të përkujtojmë se nata finale kishte 21 konkurrentë, ku Visar Rexhepi dhe Xhona Bejko të cilët përfaqësuan Shqipërinë, paraqitjen e tyre e kishin me numër rendor dy.

Visar Rexhepi dhe Xhoana Bejko .-

Sipas votave të grumbulluara, përfaqësuesit e Kirgizistanit ishin në pozitën e parë, të dytit përfunduan Kazakistani dhe në pozitën e tretë nikoqirët, Turqia. Në dhjetëshen më të mirë ishin edhe Maqedonia, Siria, Bullgaria, Azerbajxhani, Kuzej Kibris dhe Moldavia.

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button