Kosova dhe Shqipëria, përfundimisht jo në “Miss Universe”

“Miss Universe Kosova” përfundimisht i është refuzuar pjesëmarrja e saj në “Miss Universe”, spektakël ky i cili do të mbahet në Rusi.

Sipas burimeve të afërta me fotografin e mirënjohur Fadil Berisha, Mirjeta Shala nuk do të jetë pjesë e “Miss Universe”.

Ndonëse edhe herën e parë i ishte refuzuar pjesëmarrja e Mirjeta Shalës në këtë eveniment, me kërkesë nga vendet tjera pjesëmarrëse, Berisha kishte vendosur të provoj edhe njëherë fatin.

Por siç duket shkoi huq gjithçka pasi Rusia as kësaj radhe nuk ka lejuar që Mirjeta të garoj krahas vajzave tjera nga bota, për shkak se nuk e njeh shtetin e saj.

Dhe siç ka deklaruar fotografi Berisha kohë më parë, tashmë edhe Shqipëria nuk do të jetë pjesë e kësaj gare, duke u solidarizuar me Shalën dhe Kosovën.

Lajme të ngjashme

Back to top button