Mali i Zi, ndalesë importit dhe eksportit nga Krimea dhe Sevastopoli

Qeveria e Malit të Zi ka miratuar vendimin për vendosjen e e masave kufizuese ndërkombëtare të vërtetuara në vendimet e Këshillit të BE-së, i cili e ka ndaluar importin dhe eksportin nga Krimea dhe Sevastopoli, si përgjigje ndaj Rusisë për shkak të aneksimin të paligjshëm të atij rajoni, raporton Anadolu Agency (AA).

“Në Mal të Zi ndalohet importimi i mallrave me origjinë në Krimea ose Sevastopoli. Ndalohet direkt ose indirekt, financimi gjegjësisht ofrimi i ndihmës financiare, sigurimit dhe risigurimi lidhur me importin e mallrave me origjinë nga Krimea apo Sevastopoli. Ndalohet pjesëmarrja me vetëdije dhe e qëllimshme në aktivitetet qëllimi i të cilave është mosrespektimi i ndalesës”, thuhet në vendim duke shpjeguar se ndalesa nuk zbatohet për mallrat me origjinë nga Krimea ose Sevastopol të cilat i janë dhënë në shqyrtim autoriteteve ukrainase dhe për të cilat qeveria e Ukrainës ka lëshuar certifikatat e origjinës.

Gjithashtu, ndalohet blerja apo rritja e pasurisë në Krime dhe në Sevastopol, si dhe blerja e letrave me vlerë të kapitalit.

“Ndalohet shitja, furnizimi, transferimi apo eksporti i mallrave dhe të teknologjisë nga shtetasit e Malit të Zi nga territori ynë ose duke përdorur avionin nën flamurin e Malit të Zi”, thuhet në vendim.

Këto vendime do të fillojnë të zbatohet nga 23 qershori i vitit 2016. Bashkimi Evropian dje ka zgjeruar sanksionet kundër Rusisë për gjashtë muaj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button