Dënohet Kezharovski me 4 vite e gjashtë muaj burg

Gazetari Tomisllav Kezharovski është dënuar me me 4 vite e gjashtë muaj burg për shkak të publikimit të identitetit të dëshmitarit të mbrojtur në rastin “Orashe”, i cili më vonë u tregua se ishte jo i vërtetë dhe duhet të dëshmojë nën presionin e policisë.   

Këshilli i gjyqtarëve më në krye Dijana Gruevska – Ilievska konstaton se gazetari është fajtor me publikimin e identitetit në gazetën “Reporter 92”.  

“Nuk kam rrezikuar jetën e askujt, vetëm e kam kryer punën time si gazetar. Nëpërmjet shkrimeve të mia kam zbuluar se si funksionon gjykata dhe strukturat e MPB-së. Asnjë shkrim në “Reporter 92” nuk ka qenë i demantuar. Dëshmitari i mbrojtur, nuk e di kur është bërë i mbrojtur pasi kam qenë te ai në shtëpi dhe kam biseduar me atë dhe familjene  tij, ku më ka sqaruar të gjithë presionin dhe torturën e policisë gjatë dëshmisë që ka dhënë në polici”, kanë qenë disa prej fjalëve të fundit të Kezharovskit në gjykatë.   

Avokatët e Kezharovskit kanë kërkuar lirimin e tij.

Lajme të ngjashme

Back to top button