Nora të rikthehet në Kënga Magjike

Këngëtarja shqiptare, Nora Istrefi, ka arritur që të bind Ardit Gjebrean për t’u rikthyer në festivalin e muzikës moderne shqiptare, Kënga Magjike.

Nora, e cila ishte pjesë e një bashkëpunimi me Linda Halimin disa vite më parë, kishte marrë një penalizim prej 10 vitesh mos pjesëmarrjeje në këtë festival për shkak të vonesave për provat zyrtare, transmeton Telegrafi.

Sidoqoftë, ky penalizim, duket se është larguar për këngëtaren seksi.

Sipas emisionit Prive në Klan Kosova, Nora ka arritur të bind Ardit Gjebrean që të shpërfill dënimin dhe ta pranojë atë në edicionin e sivjetmë të këtij festivali.

Nora në Kënga Magjike besohet se do të paraqitet me një këngë të punuar nga Aida Baraku dhe Armend Rexhepagiqi.

Lajme të ngjashme

Back to top button