Eliminohen Roma dhe Fiorentina

Roma ka marrë goditjen e radhës duke u eliminuar nga Kupa e Italisë, pasi është eliminuar nga skuadra e Spezias.

Ndeshja është vendosur vetëm pas penalltive, pasi koha e rregullt dhe vazhdimet kanë përfunduar me rezultat të barabartë 0:0.

Spezia u tregua më e suksesshme në penallti duke shënuar 4 gola, ndërsa Roma vetëm 2, pasi fillimisht dështuan të shënojnë Pjanic dhe Dzeko.

Ndërsa nga ana tjetër skuadra e Carpit bën befasinë e radhës, pasi ka eliminuar Fiorentinën nga Kupa e Italisë, duke e mposhtur në stadiumin e saj.

Carpi fitoj me rezultat minimal 1:0, me golin e vetëm të shënuar nga Gaudio në minutën e 76’të.

Kujtojmë se më herët u eliminua edhe Roma nga skuadra e Serie B, Spezie, pasi u mposht në penallti 4:2.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button