Blerjet e vogla – çmime të shtrenjta për Muzeun e VMRO-së

Ministria e Kulturës për Muzeun e VMRO-së ka porositur aspiratorë, frigoriferë, lavatriçe enësh, monitorë, guaca tualeti dhe pajisje audio me çmime disa herë më të shtrenjta se çmimet e shitjes së tyre me pakicë. Guacat e tualeteve të muzeut kushtojnë 9.000 denarë, frigoriferi kushton 100.300 denarë, monitorët LED 46 mijë denarë, ndërsa një karrige kushton 40.000 denarë, njofton BIRN.

Frigoriferë, komodina, lavatriçe enësh, monitorë dhe mobile me çmime disa herë më të shtrenjta se çmimet e shitjes së tyre në shitoret ka porositur Ministria e Kulturës për nevojat e Muzeut të luftës kombëtare, një nga objektet më të shtrenjta të projektit “Shkupi 2014”.

Sipas dokumenteve të publikuara në disa nga numrat e “Gazetës zyrtare” të viteve 2013 dhe 2014, Ministria e Kulturës ka marrë vendime për “pushim dhe dhënie për përdorim afatgjatë të pasurive të luajtshme Muzeut të luftës kombëtare dhe pavarësisë, Muzeut të VMRO-së dhe viktimave të regjimit komunist“.

odluka1

Në rastin konkret bëhet fjalë për sende të ndryshme ose pasuri e luajtshme, duke filluar nga abazhurët e deri tek qilimat e punuar me dorë, me origjinë nga Irani, lavatriçe enësh, frigoriferë, aspiratorë, kosha plehrash, garnitura, tavolina, karrige, guaca tualeti, monitorë, kompjuterë, etj. Të gjitha këto i ka porositur Ministria e Kulturës dhe më vonë janë marrë vendimet me të cilat i janë dhënë për përdorim afatgjatë Muzeut të VMRO-së.

1245

Aspirator për 500 euro, frigorifer për 1.500 euro

Ekipi i BIRN bëri krahasimin e produkteve të porositura dhe të blera nga Ministria e Kulturës me çmimet e shitjes me pakicë. Ne vizituam disa shitore që shesin pajisje shtëpiake dhe materiale zyrash, por në asnjërën prej tyre nuk konstatuam çmime si ato që janë shënuar në aktvendimet e Ministrisë së Kulturës.

Ministria e Kulturës i ka dhënë Muzeut për përdorim dy frigorifer me dimensione 60/65/190, „me derë të përparme qelqi“, që janë blerë për një shumë prej 200.600 denarë ose nga 100.300 denarë secili prej tyre.

Ministria gjithashtu ka blerë edhe një tjetër frigorifer me dimensione 60/185/60 centimetra me një çmim prej 83.000 denarë ose rreth 1.300 euro.

masina+ aspirator 2
Çmimet e prokurimit që Ministrija e Kulturës ka urdhëruar për Muzeun e VMRO-së

Ne vizituam disa shitore që shesin pajisje shtëpiake, por nuk arritëm të gjejmë frigoriferë me derë të përparme qelqi. Frigoriferët e tjerë me dimensione pothuajse të njëjta, si dhe kapacitet de harxhim të njëjtë, kushtonin nga 12.000 denarë deri në 30 mijë denarë ose tre herë më lirë se frigoriferët e porositur nga ana e Ministrisë së Kulturës.

Një nga frigoriferëve më të shtrenjta me këtodimenzione që ne takuam në shitorët për pajisje shtëpiake | Foto nga BIRN
Një nga frigoriferëve më të shtrenjta me këtodimenzione që ne takuam në shitorët për pajisje shtëpiake | Foto nga BIRN

Në një nga aktvendimet është evidentuar se Ministria për nevojat e muzeut ka blerë nj[ë aspirator me motor dopjo, me dimensione 60/30/20 centimetra, me një çmim prej 32.000 denarë ose rreth 500 euro.

Një nga frigoriferëve më të shtrenjta me këtodimenzione që ne takuam në shitorët për pajisje shtëpiake | Foto nga BIRN
Një nga frigoriferëve më të shtrenjta me këtodimenzione që ne takuam në shitorët për pajisje shtëpiake | Foto nga BIRN

Aspiratori më i shtrenjtë me këto dimensione, që arritëm ta gjejmë në shitoret me pakicë, kushton rreth 8.000 denarë (130 euro).

Lavatriçja për larjen e gotave, të cilën Ministria e ka blerë për muzeun, ka kushtuar 142.781 denarë. Bëhet fjalë për lavatriçe enësh me kapacitet për 12 komplete. Lavatriçet e këtij lloji, mbështetur në çmimet që i konstatuam nëpër shitoret, kushtojnë 12.000 denarë e sipër. Lavatriçet më të shtrenjta, me kapacitet për 12 komplete që i gjetëm nëpër shitoret, kushtonin 32.000 denarë.

Aparati i kafesë për Muzeun e VMRO-së ka kushtuar 11.800 denarë, megjithëse çmimet me pakicë për këtë lloj produkti variojnë nga 2.500 deri në 4.000 denarë.

Për nevojat e Muzeut janë blerë edhe tre guaca tualeti, me një çmim mbi 9.000 denarë secila prej tyre.

Monitorë të njëjtë me çmim të ndryshëm

Çmimet e shtrenjta të pajisjeve shtëpiake dhe aparateve të kuzhinës megjithatë nuk janë ekstremet e vetme. Shuma të mëdha të hollash janë shpenzuar për blerjen e ekraneve me dimensione të ndryshme, kufjeve, altoparlantëve dhe pajisjeve të tjera teknike, të cilat gjithashtu në aspektin e çmimit kanë dallim të madh në dokumentet zyrtare dhe çmimet e shitjes nëpër shitoret.

Në dokumentet e këtij lloji mund të gjenden dy gjëra të blera që janë përshkruar në një mënyrë, por me shuma të ndryshme

Në këtë kontekst, për nevojat e Muzeut janë blerë dy monitorë LED 80 inç ose nga 203 centimetra. Karakteristikat e këtyre monitorëve janë përshkruar në mënyrë identike, por çmimi i blerjes së njërit nga monitorët ka qenë mbi 774.000 denarë (12.600 euro), ndërsa monitori tjetër ka kushtuar 15% më lirë ose rreth 667.000 denarë (10.850 euro).

Në "Gazetën Zyrtare"prokurimit me përshkrime identike dhe çmime të ndryshme për Muzeun e VMROjan te botuara
Në “Gazetën Zyrtare”prokurimit me përshkrime identike dhe çmime të ndryshme për Muzeun e VMROjan te botuara

Pa marrë parasysh dallimet në shumat e paraqitura me dokumentet, ne nëpër shitoret nuk mundëm të gjejmë monitorë me dimensione të ngjashme dhe çmime kaq të shtrenjta. Televizori me karakteristika të përafërta që e gjetëm nëpër shitore ishte televizori LED 75 inç ose 190 centimetra. Ky televizor kushton rreth 185.000 denarë (3.000 euro) dhe është prodhim i një nga prodhuesit më të njohur.

Shumën e televizorit ne e morëm me rezervë sepse nuk e dinim kur janë blerë televizorët dhe monitorët për nevojat e muzeut dhe për arsye se të gjithë ne e dimë që produktet e këtij lloji i ndryshojnë çmimet shpesh. Me ndihmën e web archive, ne shfletuam faqet e internetit të shitoreve vendase që merren me pajisjet e këtij lloji dhe u interesuam për çmimet që janë ofruar në vitin 2012 dhe në vitin 2010.

Ne krahasuam tre produkte. Monitori LCD 19 inç për Muzeun e VMRO-së ka kushtuar 22.300 denarë, ndërsa një produkt i tillë për nevojat e Shtëpisë përkujtimore të Nënë Terezës është paguar me një çmim prej 11.025 denarë. Me krahasimin konstatuam se dy çmimet e evidentuara në dokumentet zyrtare janë disa herë më të shtrenjta se çmimet e tregut për pesë vitet e fundit. Në vitin 2012 monitorët LED të këtij lloji dhe të prodhuar nga prodhuesit më të njohur kanë kushtuar deri në 6.000 denarë, ndërsa në vitin 2010 kanë kushtuar rreth 8.000 denarë.

Qmime te monitorave ne vitin 2012
Qmime te monitorave ne vitin 2012

E njëjta gjë vlen edhe për monitorët me dimensione të tjera. Në këtë kontekst, monitori LED 24 inç për nevojat e Muzeut është paguar 46.197 denarë, ndërsa ky televizor në vitin 2012 mesatarisht ka kushtuar rreth 10.000 denarë. Për vitin 2010 ne nuk gjetëm monitorë LED që janë shitur në tregun vendas dhe sa për krahasim, monitorët LED me karakteristikat në fjalë kanë kushtuar deri në 18.000 denarë.

monitori 2010
Lista e çmimeve për monitora në vitin 2010

Në vazhdim po përmendim edhe displejët LCD 32 inç për të cilat u shpenzuan gjithsej 25.000 euro ose rreth 1.200 euro për secilin prej tyre. Në vitin 2012 një televizor ose monitor i këtij lloji mesatarisht ka kushtuar rreth 20.000 denarë, ndërsa në vitin 2010 çmimi ka ndryshuar nga 26.000 deri në 33.000 denarë. Thënë më ndryshe, modelet më të shtrenjta të vitit 2010 kanë qenë dy herë e gjysmë më të lira se modelet që janë blerë për nevojat e Muzeut.

40.000 denarë për një karrige

Çmimet e shtrenjta mund të konstatohen edhe tek një pjesë e mobileve. Për shembull, karriget me stil baroku dhe pëlhurë luksoze kushtojnë nga 31.000 denarë deri në rreth 40.000 denarë për një karrige, varësisht mbështetësve të duarve. Më konkretisht, për 94 karrige të këtij lloji janë shpenzuar rreth 50.000 euro ose 3 milionë denarë nga buxheti i shtetit.

Çmimet e karrigeve për Muzeun të publikuara në "Gazetën Zyrtare
Çmimet e karrigeve për Muzeun të publikuara në “Gazetën Zyrtare

Për sa i përket tavolinës së biletarisë, me dimensione 190/70/114, e punuar me mediapan dhe e kombinuar me ivericë, me këmbëza metalike dhe me pjesë alumini ka kushtuar mbi 192.000 denarë ose rreth 3.000 euro. Ndërkaq, pulti i arkës ka kushtuar mbi 82.000 denarë.

Banaku i punuar me mediapan, i kombinuar me ivericë dhe i mbështjellë me lëkurë artificiale, me dimensione 359/70/113, është paguar rreth 350.000 denarë ose 5.700 euro. Megjithëse kemi të bëjmë me mobile të shtrenjta, nuk mund të thuhet me siguri nëse ato janë paguar shtrenjtë ose Qeveria ka blerë mobile luksoze.

Një pjesë e mobiljeve dhe karrigëve në Muzeun e VMROsë | Foto: Faqja zyrtare e muzeut
Një pjesë e mobiljeve dhe karrigëve në Muzeun e VMROsë | Foto: Faqja zyrtare e muzeut

Për shembull, karrige me çmim prej 30.000 denarë e më shumë mund të gjenden edhe nëpër sallonet e shitjes së mobileve në Shkup, por zakonisht vetëm tek importuesit e mobileve ekskluzive italiane. Megjithatë, dokumentet përkatëse nuk zbulojnë ku dhe a janë blerë mobilet ose nëse ato janë punuar me porosi në Maqedoni.

Ministria e Kulturës hesht

Lidhur me mënyrën e blerjes së produkteve në fjalë, tenderëve të mundshëm për këtë qëllim dhe ofertave të mundshme më të lira, ne i drejtuam disa pyetje me shkrim Ministrisë së Kulturës.

galerija-1A_800

Megjithatë, në postën tonë elektronike nuk i fituam përgjigjet e kërkuara, megjithëse zëdhënësja e Ministrisë së Kulturës, Anita Jovanoska, me një mesazh SMS na informoi se pyetjet tona do t’u dërgohen shërbimeve përkatëse. Disa ditë më vonë ajo filloi të mos u përgjigjet telefonatave tona.

Sipas të dhënave të ueb faqes së Byrosë së furnizimeve publike dhe bazës së të dhënave të BIRN, “Shkupi 2014 me llupë”, pjesën më të madhe të furnizimeve lidhur me arredimin e brendshëm të Muzeut të luftës kombëtare i ka fituar firma „Designe Fantasy“.

Pjesë e enterierit të Muzeut të VMROsë | Foto: Faqja zyrtare e muzeut
Pjesë e enterierit të Muzeut të VMROsë | Foto: Faqja zyrtare e muzeut

Në tenderët e hapur për mobile dhe enterier, elemente skenografike dhe punime enterieri për nevojat e muzeut, kriteri kryesor ka qenë çmimi më i lirë dhe pastaj ka vijuar cilësia e produkteve. Mbetet e paqartë nëse një pjesë e këtyre furnizimeve “të vogla” kanë qenë pjesë e tenderëve që i ka fituar kompania „Designe Fantasy“ ose bëhet fjalë për furnizime të tjera që cilësohen si furnizime me vlerë më të ulët se 5.000 euro.

Ne u përpoqëm të kontaktojmë me përgjegjësit e „Designe Fantasy“ për të fituar një përgjigje lidhur me furnizimet, më saktësisht nëse furnizimet përkatëse janë realizuar me këtë kompani dhe për cilën arsye çmimet janë disa herë më të shtrenjta. Punonjësit e kompanisë në fjalë fillimisht në thanë se drejtori nuk është në zyre dhe se ai do të na kërkoj. Në mungesë të një përgjigjeje ose telefonate, ne iu drejtuam kompanisë me shkrim, por nuk fituam përgjigje as për pyetjet e dërguara me shkrim.
Firma „Designe Fantasy“ ka fituar 3 tenderë dhe 2 anekse për punë plotësuese dhe të paparashikuara. Të tre tenderët kanë të bëjnë me mobile, enterier, elemente skenografike dhe punime enterieri për nevojat e muzeut të Luftës kombëtare, me një shumë të përgjithshme që kalon mbi katër milionë euro. Furnizimet dhe montimin e pajisjeve video dhe audio për nevojat e Muzeut të luftës kombëtare i ka bërë firma „Kodi“ SHPK, me një vlerë tenderi mbi 125 mijë euro.
Muzeu i VMRO-së, siç quhet Muzeu i luftës kombëtare, u ndërtua gjatë periudhës së viteve 2008 – 2011 dhe u lëshua në përdorim më 8 shtator, me rastin e 20-vjetorit të pavarësisë së Maqedonisë. Bëhet fjalë për një nga objektet më të shtrenjta të projektit „Shkupi 2014“ për të cilin sipas dokumenteve të evidentuara me furnizimet publike, që mund të gjenden në bazën e të dhënave „Shkupi 2014 me llupë“ u shpenzuan 16, 4 milionë euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button