Vjedhjet në shkolla vazhdojnë! Askush nuk jep llogari

Javën që lamë pas, gjegjësisht me 9 dhjetor në shkollën fillore “7 Marsi” në Shkup është bërë vjedhje e pajisjeve elektronike.

Nga kjo shkollë njoftojnë se për këtë rast u lajmëruan edhe organet kompetente, mirëpo ajo që na brengos të gjithëve është se rastet po ndodhin shumë herë.

“Nga ana e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës u dha donacion tabela e mençur, mirëpo për fat të keq kjo tabelë nuk funksionon sepse kanë vjedhur edhe projektorin. Janë vjedhur 10 monitorë dhe dëme tjera. Është brengosës fakti që kjo nuk është hera e parë që ndodh vjedhje në shkollën tonë”, thonë nga kjo shkollë.

Nga MPB nuk arritëm që të marrim statistika lidhur me numrin e vjedhjeve, mirëpo Lisa Bendevska, zëdhënëse bën të ditur për Portalb se është duke u punuar në zbardhen e rasteve.

“Jemi duke punuar në mënyrë intensive për kapjen e autorëve përgjegjës për vjedhjet e kompjuterëve në shkollat fillore dhe të mesme. Deri më tani janë zbardhur mbi 50 për qind e rasteve të paraqitura në MPB”, tha Bendevska.

Mësimdhënësit thonë se problemi mund të zgjidhet nëse komunat vendosin sigurime në shkolla të cilët do të ruajnë dhe do të mbrojnë ato nga vjedhjet.

“Po të vendoste MASH apo Komuna sigurim, këto vjedhje dhe dëme materiale nuk do të ndodhin. Ato sdo pak do ishin me të mbrojtura dhe më të sigurta”, tha R.G., mësimdhënës në një shkollë ku po ashtu janë kryer vjedhje.

Ndërkaq përkundër faktit që pajisjet nuk janë të sigurta, kohë më parë VMRO premtoi që do të realizohet dhe projekti për tabletët të cilët do të ndahen në shkolla, projekt që cilësohet nga ekspertët të arsimit si i panevojshëm, duke pasur parasysh gjendjen e mjerueshme që mbizotëron në shkolla e sidomos ato shqipe.

LEXO MË SHUMË:

Vidhet në shkolla, por përgjegjësi nuk merr askush

Vidhen kompjuter në dy shkolla të Shkupit

Vidhen kompjuterë në një shkollë të Tetovës

Vidhen shkollat në fshatin Bervenicë dhe Çollopek

Vidhen 30 kompjuterë nga shkolla në Hasanbeg

Vidhen kompjuterë në Shkollat fillore në Shkup

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button