Neziri: Ndërtimi i autostradës Shkup-Bllacë prioritet për vitin e ardhshëm

Një delegacion qeveritar i udhëhequr nga ministri i Ekonomisë dhe shef i Shtabit Qendror Zgjedhor të BDI-së, Bekim Neziri dhe deputetëve Rexhail Ismaili, Artan Grubi dhe Vjollca Nuredini sot zhvilluan një vizitë pune në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve, ku u takuan me ministrin e Transportit dhe Lidhjeve Vllado Misajllovski dhe zëvendës-ministrin Nimetulla Halimin.

Gjatë vizitës së punës, delegacioni nga pushteti ekzekutiv dhe ai legjislativ u njoftuan me mbarëvajtjen e projekteve që janë duke u realizuar në këtë institucion.

Ministri Neziri pas takimit tha se gjatë javës së pestë e radhë, përfaqësues të pushtetit ekzekutiv dhe legjislativ këtë herë kanë takuar krerët e ministrisë të transporteve nga të cilët janë informuar se si realizohen projektet që janë pjesë të programit të BDI-së, të inkorporuar në programin e qeverisë.

“Sfidë ngelet përfaqësimi adekuat në këtë ministri dhe rruga Shkup-Bllacë për të cilën do të ketë ankand deri në fillim të vitit të ardshëm’, tha Ministri Neziri.

Zëvendës ministri i Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve Nimetulla Halimi tha se edhe gjatë vitit të ardhshëm prioritet do të ngelet ndërtimi i Korridorit 8 si korridor pan-evropian, sepse siç tha si, pa një infrastrukturë me standarde evropiane, ne nuk mund të ketë zhvillim të mirëfilltë ekonomik. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button