Rasti i Kumanovës, mbrotja paralajmëron bojkotin e gjykimit

“Të akuzuarit në rastin “Lagja e trimave” kërcënojnë se do të bojkotojnë seancat gjyqësore, nëse institucionet nuk u garantojnë sigurinë. Kërcënimi vjen pas rasteve të shumta të ushtrimit ët dhunës ndaj tyre. Kërcënimi i tyre u artikulua sot nga avokatja mbrojtëse e disa prej të paraburgosurve”, tha avokatja Artene Ademi-Iseini, njofton Alsat M.

Avokatja Iseini ka dorëzuar tashmë edhe shkresë në MPB, Ministrinë e Drejtësisë, te Avokati i Popullit, Gjykata Penale dhe Komiteti i Helsinkit, institucione këto nga të cilat ajo kërkon mbrojtje për klientët e saj. Avokatja Iseini ka vizituar disa nga të akuzuarit në qendrat e paraburgimit në Shkup dhe Manastir dhe deklaratat e tyre se ndihen të rrezikuar, ia ka dorëzuar institucioneve.

Iseini theksoi se klientët e saj nuk ankohen për sjelljen e rojeve të burgut, por për forcat speciale të policisë që i kanë shoqëruar nga burgu për në gjykatë dhe anasjelltas.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button