Shkup, Teatri Shqiptar me “Makbethin”, e shënoi 65 vjetorin e saj (VIDEO)

Në 65 vjetorin e Teatrit Shqiptar të Shkupit, të mërkurën në mbrëmje, u luajt tragjedia e Ullian Shekspirit “Makbethi”, në regji të regjisores bullgare, Diana Dobreva.

Rolin e Makbethit e ka luajtur aktori Muzbajdin Qamili-Muçi, kurse në rolin e Zonjës Makbeth, aktorja Teuta Ajdin-Jegeni.

Në një prononcim për Portalb, aktorja Teuta Ajdini-Jegeni, tha shkurt, se “është ndarë e kënaqur nga organizimi dhe publiku”.

Diana Dobreva, regjisoroja që solli në skenë këtë shfaqje, është deklaruar se puna 4 muajshe është shpërblyer dhe se është ndarë e kënaqur.

“Punuam shumë për 4 muaj, gjatë gjithë netëve dhe vërtetë ishte shumë vështirë dhe e mundimshme, por mendoj se e kemi kryer si duhet punën tonë”, tha regjisorja Diana Dobreva.

Përndryshe, përveç Muzjbajdin Qamilit në rolin e Makbethit dhe Teuta Ajdinit në rolin e Zonjës Makbeth, në këtë shfaqje luajtën edhe Beqir Nuredini si Alter ego, mbreti Dankan që interpretohet nga Vebi Qerimi, Zonja Makdaf nga Drita Kaba-Karaga, në rolin e magjistricave u shfaqën Amernis Nokshiqi – Jovanovska, Zarije Jonuzi e Mirlinda Saiti, kurse në rolin e Bankos është shfaqur Fisnik Zeqiri, Makdafi është luajtur nga Genci Mirzo, Angusi nga Hajrullah Ramizi, Rossi nga Visar Etemi, Malkolmi nga Dritëro Ame, Donalbani nga Blerim Dardhishta, Doktori nga Osman Ahmeti, i Biri i Makdafit nga Ibrahim Xhemaili, Setoni nga Asdren Selimi dhe dy ushtarët nga Sulejman Ibrahimi e Xhaner Musiqi.

Regjisorja Dobreva nuk i është nënshtruar konceptit klasik të dramës, ashtu siç jemi mësuar ta shohim deri më tani këtë tragjedi, por me gjetje inventive regjisoriale ajo sjell në skenë një “Makbeth të ri”.

Vet regjisorja është përkujdesur edhe për skenografinë e shfaqes së bashku me skenografen Ines Golja, kurse për muzikën është përkujdesur Petia Dimanova, ndërsa dramaturgu Avni Halimi për përshtatjen e tekstit.

Në këtë shfaqe, përveç të interesit të madh të publikut, u panë dhe figura të njohura publike dhe të skenës politike, ku mesin e tyre ka prezantuar edhe ministrja e Kulturës, Elizabeta Kançeska-Milevska, deputetja Ermira Mehmeti, kryetari i Komunës Çairit Izet Mexhiti dhe shumë të tjerë.

Përndryshe, karakteri demokratik e humanist. Idetë përparimtare të rilindjes, barazia midis njerëzve, e drejta e mendimit të pavarur, e ndjenjës se lirisë, himnizimi i virtytit, qeverisja e drejte, ndëshkimi për fajet, përgjegjësitë për veprimet, janë disa nga mesazhet që i përcjell tragjedia “Makbethi”.

Posted by Teatri Shqiptar on 2015-12-10

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button