Ademi-Asani: Diskutime rreth planit për përdorimin e gjuhës standarde

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Abdilaqim Ademi, sot ka vizituar Institutin për Trashëgimi Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në Maqedoni ku u takua me drejtorin Skender Asani, njofton Portalb.

Në këtë takim, ministri Ademi dhe drejtori Asani biseduan për kërkesën e Institutit për licencimin e lektorëve të gjuhës shqipe.

“Sot kisha kënaqësinë të vizitoj Institutin, ku bashkë me drejtorin, diskutuam për iniciativën për hartimin e një plani konkret për përdorimin e gjuhës standarde shqipe dhe mbrojtjen e saj. Ky plan përfshin disa faza, prej themelimit të një sektori të veçantë në Institut e deri te licencimi i lektorëve. U dakorduam që të formojmë një grup punues me përfaqësues të Institutit, MASH-it, Ministrisë së Kulturës dhe Sekretariatit për Implementimin e MO-së të cilët do të hartojnë një plan për implementimin e kësaj ideje”, tha ministri Ademi. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button