Tender i ri për Çebren dhe Galishte
Qeveria së shpejti do ta publikojë tenderin e 10-të për realizimin e projektit për ndërtimin e hidrocentraleve Çebren dhe Galishte në Cërna Rekë (Lumi i Zi). Thirrja publike do të publikohet në gazetat e vendit dhe në një gazetë të huaj.
“Kushtet e thirrjes së re publike për realizimin e procedurës për ndarjen e koncesionit për përdorimin e ujit për prodhimin e energjisë elektrike nga centralet hidroelektrike në Cërna Rekë, i njohur i si HCE Çebren dhe HCE Galishte, janë në një farë mënyre të balancuar midis nevojave të shtetit dhe kërkesave të koncensionerëve të ardhshëëm”, tha ministri i Mjedisit të Jetesës dhe Planifikimit Hapësinor Abdilaqim Ademi.
Ai theksoi se në tenderin e ri nuk është parashikuar ndërtimi i HCE Galishte, por jepet mundësia që të ndërtohet në të ardhmen nëse shteti vendos për këtë.
MMJPH-ja, siç theksoi, si kompetente për zbatimin e thirrjes pubilke me qëllim që të përshpejtohen aktivitetet për realizimin e tij propozoi që Qeveria t’i ndryshojë kushtet e tenderit të ri, ndërsa Qeveria i pranoi dhe në seancën e fundit mori vendim që të filllojë procedura për ndarjen e koncesionit për shfrytëzimin e ujit për prodhimin e energjisë elektrike dhe ndërtimin e centraleve hidroelektrike në Cërna Rekë me kushte të përmirësuara.
Me këto ndryshime, siç theksoi, pritet përfundimi i suksesshëm i tenderit që do të publikohet në shtypin e ditës dhe në një gazetë të huaj.