“Vila Zora” fitoi çmimin për të drejtat e njeriut nga ambasada e Francës

Me rastin e 1o dhjetorit, ditës ndërkombëtare të drejtave të njeriut, Ambasada e Francës, ndan çmimin  për të drejtat e njeriut Shoqatës ekologjike “Vila Zora” nga Velesi. Çmimin e ka pranuar Nenad Kociq, kryetarit të shoqatës.

Ambasadorja e Francës Lorens Oer, tha se këtë vit kanë vendosur që çmimin për të drejtat e njeriut t’i ndajnë që të ketë mjedis të shëndetshëm dhe  rreth të shëndetshëm.

Rolin që bënë “Vila Zora” është studimi dhe informimi për ndotjen e tokës nga metalet e rënd, por edh gjithashtu përpiqen ta zgjidhin problemin. Çmimin e ndajmë sepse përveç qasjes shkencore që kanë, ata vazhdimisht informojnë qytetarët  për pasojat nga ndotja- tha Oer.

Nenad Kociq, duke u falënderuar për çmimin, tha se  përgjegjësia e tyre si shoqatë joqeveritare është që të luftojnë për të mirën e popullit, jo vetëm në nivel lokal por edhe atë global.

Këto vite luftonim me ndotjen e  tokës, e cila është e kontaminuar me metale të rënda që ndikon në cilësinë e jetës së  banorëve të Veleist- tha Kociq.

“Vila Zora” është shoqatë ekologjike e cila realizon aktivitet për përfshirjen e qytetarëve dhe njohjen e tyre me pasojat shëndetësore nga ndotja e tokës në Veles. Ata mbajnë trajnime, ligjërata nëpër shkolla dhe biseda me ekspertët e duhur nga fusha e shëndetësisë dhe ekologjisë për tema konkrete që kanë të bëjnë me mbrojtjen e mjedisit jetësor.

“Vila Zora”, gjithashtu punon në promovimin e dhe qëndrueshmërinë e zhvillimit, që të përmirësohet cilësia dhe kushtet e jetës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button