Ymeri: Qeveria e Rashkës nuk ka plan për zhvillim ekonomik

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka deklaruar se, dështimi më i madh i qeverisë gjatë këtij viti është mospranimi i Kosovës në UNESCO, e cila dështoi për shkak të mënyrës që e ka udhëhequr zëvendëskryeministri Hashim Thaçi dhe zëvendësi i tij, Petrit Selimi.

Gjatë një konference për media Ymeri ka komentuar punën një-vjeçare të Qeverisë Mustafa, ndërsa tha se mbi 100 mijë qytetarë kanë lëshuar vendin por është rritur edhe përndjekja e deputetëve.

“Prioritet me çdo kusht ishte kalimi i amendamenteve për Gjykatën Speciale. Ne e kemi thënë se Qeveria e Rashkës nuk ka plan për zhvillim ekonomik dhe kjo u vërtetuar me miratimin e buxhetit por edhe projektligji për 2016 ka ndryshime të vogla. Nuk ka qenë prioritet formimi i FAK-ut, financimi i bujqësisë, arsimit dhe shëndetësisë”, ka thënë nder te tjera ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button