Meta letër krerëve të partive parlamentare

Kreu i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, në një letër drejtuar kryetarëve të grupeve parlamentare të PS, PD, LSI, PDIU, PR e PBDNJ u kërkon ngritjen e një Komisioni të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore.

Meta, në letrën e tij, i referohet rekomandimeve të OSBE – ODIR për zgjedhjet parlamentare të 2013 dhe ato vendoret e 2015.

Meta shkruan se Shqipëria, si një vend kandidat për në Bashkimin Europian, duhet të përqasë legjislacionin e saj zgjedhor me standardet ndërkombëtare më të mira në këtë fushë, në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe transparente me të gjithë aktorët politikë dhe institucionet shtetërore të përfshira.

Do të kërkoja nga ju shprehjen e vullnetit për fillimin e këtij procesi në Kuvendin e Shqipërisë”, shkruan Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta.

Kërkesa e tij ndaj grupeve parlamentare është që të dërgojnë në Kuvend kërkesën me projektvendimin për formalizimin e Komisionit të Posaçëm Parlamentar, në të cilin do të përcaktohet objektivi, mënyra e ushtrimit të këtij komisioni dhe raportet e përfaqësimit në të.

Kryeparlamentari vlerëson se kryerja në kohë e këtij procesi është garanci më shumë për përgatitjen dhe realizimin e zgjedhjeve sipas standardeve ndërkombëtare dhe në përputhje me rekomandimet e raporteve të OSBE – ODIR për zgjedhjet në Shqipëri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button