Zgjedhjet e parakohshme vendore në Strugë pothuajse të pashmangshme

Nëqoftëse edhe këto dy javë nuk mblidhet Këshilli i Komunës së Strugës, për të kaluar disa vendime të karakterit teknik, por, siç deklaruan për Portalb, burime nga Dega e PDSH-së në Strugë, të rëndësishme për qytetarët, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike apo politike, sipas gjitha gjasave qytetarët e Komunës së Strugës do të duhet të dalin përsëri në zgjedhje, për të zgjedhur anëtarë të rinj të Këshillit Komunal.

Burime pranë kësaj Dege thonë se tanimë ka kaluar më shumë se një muaj e gjysmë që Këshilli nuk  ka mbajtur mbledhje dhe nëse partitë që janë të përfaqësuara në këtë Këshill, nuk  bien dakord që të kalohen vendimet, ashtu siç kanë paralajmëruar, këshilli do të shpërbëhet dhe do të shkohet në zgjedhje të parakohshme.

Kjo situatë në Këshillin e Komunës së Strugës, ka ardhur pas mosarritjes së akordit për koalicion midis subjekteve politike, për të krijuar shumicën parlamentare e cila do të qeveriste me komunën.

Në fakt, siç mëson Portalb, këtyre ditëve ka patur takime intensive midis PDSH dhe VMRO për arritjen e një marrëveshje koalicionimi, por deri tek kjo marrëveshje nuk ka ardhur.

Nga an tjetër, nuk janë zhvilluar bisedime tjera midis BDI-së  dhe PDSH-së për arritjen enjë marrëveshje koalicioni, që kur BDI nuk ka votuar kandidatin për kryetar Këshilli të propozuar nga PDSH. 
 
BDI e Strugës ka theksuar se nuk e ka votuar kandidatin për kryetar Këshilli sepse nuk janë zhvilluar bisedime serioze për koalicion dhe se është në pritje të vendimit të Kryesisë Qendrore të kësaj partie për këtë çështje.  

Nga an tjetër, VMRO-DPMNE, disa herë ka akuzuar kryetarin  Komunsë së Strugës se nuk dëshiron që të kyç  në qeverisje maqedonasit, dhe se nuk do të votojë asnjë vendim në Këshillin Komunal, nëse nuk arrihet koalicioni. 

 Në këso situate, sipas gjitha gjasave, nëse në dy javët e ardhshme nuk arrihet gjuha  kompromisit, këshilltarët e Këshillit Komunal të Strugës, do të duhet të verifikojnë edhe njëherë besimin e elektoratit të tyre, duke u sprovuar në zgjedhje të parakohshme.

Lajme të ngjashme

Back to top button