Muglari prezanton motorin e ri të Mercedes-Benz C63 AMG

Kompania Mulgari këto ditë ka prezantuar motorin e ri të Mercedes-Benz C63 AMG. Ata kanë arritur të rrisin fuqinë motorike të motorit V8 me 6.2 litra që prodhon 510 KF (380 KW), dhe që besohet të jetë edhe më i fortë sesa modeli Edition 507 që u prezantua në fillim të këtij viti.

Mulgari ka përpunuar karrocerinë me fibër të karbonit dhe ka zgjeruar mbrojtësit e përparëm dhe ata të pasëm, derisa frenat i ka dizajnuar nga një materie e lëngët.

Ajo që vlen të theksohet është heqja e kufizuesit të shpejtësië prej 250 km/h, dhe si rezultat i kësaj C63 AMG arrin shpejtësinë maksimale prej 273 km/h.

E gjithë kjo paketë e kompanisë Mulgari mund të blihet për vetëm 7,995 funte (përfshirë TVSH).

Lajme të ngjashme

Back to top button