“Alfa” rrethon Lubotenin

Në fshatin Luboten të Shkupit, njësia për intervenime të shpejta “Alfa” dhe makina të policisë janë parë në të gjitha anët e këtij fshati, ndërsa zyrtarisht policia nuk ka dhënë asnjë sqarim për këtë aksion policor. 

Siç shkruajnë disa mediume  të vendit se prerës të drunjve kanë shtënë ndaj policisë, më saktësisht ndaj njësiti “Alfa”.  Por sipas të njëjtave nuk ka të plagosur nga ana e policisë.

Kontrolle të rrepta bëhen në të gjitha hyrje-daljet e fshatit, ndërkaq banorët e këtij fshati janë të painformuar se çfarë po ndodh aktualisht. 

Lajme të ngjashme

Back to top button