LSDM: Manipulimet mediale të pushtetit janë të paramenduara dhe të pavërteta

Thuajse çdo ditë vërtetohen gënjeshtrat e korrierëve mediatik, megjithatë ato vazhdimisht nxjerrin të reja”, reagojnë nga LSDM, njofton Portalb.

Socialdemokratët, thonë që “Kurir”, para pesë ditëve i ka pranuar gënjeshtrat dhe i ka kërkuar falje nënkryetarit të LSDM-së dhe zëvendësministrit plotësues për Shoqëri Informatike, Aleksandar Kiracovski.

“Kërkimet e faljeve nga korrierët, janë vetëm edhe një dëshmi se VMRO-DPMNE, nëpërmjet mediumeve të cilët janë nën kontrollin e saj, vazhdimisht bën manipulime mediale, kundër të gjithë atyre që nuk pajtohen me politikat e gabuara të Nikolla Gruevskit. U tregua që manipulimet mediale të pushtetit, nuk janë asgjë tjetër përveç se të paramenduara dhe të pavërteta. Është i qartë nervozizmi te Gruevski dhe korrierët e tij mediatik, të cilët tregojnë se më së shumti kanë frikë nga e vërteta”, thonë nga LSDM.

Sipas Socialdemokratëve, Gruevski, dëshiron që të ekzistojnë vetëm “Kurir-at” dhe korrierët të cilët e kanë për detyrë ta bllokojnë çdo të vërtetë, njofton Portalb.

“Këto mediume, aspak nuk i transmetojnë konferencat zyrtare për shtyp, të institucioneve shtetërorë dhe ministrive në të cilat janë publikuar keqpërdorimet serioze nga ana e VMRO-DPMNE-së. Sjellja e këtillë e korrierëve mediatik, është edhe një arsye se përse Komisioni Evropian, kërkon rregullim të mediumeve, sigurim dhe garanci të lirisë së shprehjes”, shtojnë nga LSDM. /Portalb

Lexo: Spasovski, zbardh emrat e titullarëve të VMRO-s që pa të drejtë kanë shfrytëzuar benefitet e MPB-s

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button