Stoltenberg: Rritja e ndërhyrjes ushtarake ruse është shqetësuese

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në lidhje me rrëzimin e avionit rus që shkeli hapësirën ajrore turke, ka deklaruar se pas kësaj është e rëndësishme që të reduktohen tensionet dhe të zhvillohen mekanizmat e nevojshëm për të shmangur situatat e ngjashme në të ardhmen, raporton Anadolu Agency (AA).

Stoltenberg në një deklaratë në gazetën Welt am Sonntag tha se ndërhyrjet ushtarake në rritje të Rusisë sjellin shqetësime. “Vërejmë ristrukturimin e konsiderueshëm të pranisë ushtarake ruse që nga veriu e deri në Mesdhe. Edhe në ato rajone (skandinave dhe vendet Baltike) duhet të shmangim ngjarje të ngjashme të papritura si ato në Turqi” ka pohuar Stoltenberg.

Duke vënë në dukje se nuk do të mund të kritikojë Turqinë në lidhje me rrëzimin e avionit rus Stoltenberg u shpreh se “secili komb ka të drejtën e ruajtjes dhe të mbrojtjes së integritetit të tij territorial”.

– “Në Siri nuk mund të pranohet një zgjidhje si në Ukrainë”-

Stoltenberg duke theksuar se “Në Siri nuk mund të pranohet një zgjidhje e ngjashme me atë në Ukrainë” ka rikujtuar se pas krizës në Ukrainë Rusia aneksoi Krimenë.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka theksuar më tej se lufta kundër organizatës terroriste DAESH nuk do të mund të kryhet vetëm me sulme ajrore. Ai ka deklaruar se “është e rëndësishme që të përfitohet nga sulmet ajrore për të ndaluar përparimin e më tepërt të DAESH”.

Stoltenberg ka shtuar ndër të tjera se është kundër edhe ndërhyrjes tokësore në Siri dhe ka shtuar se “kjo nuk ndodhet në rendin e forcave të koalicionit dhe të NATO-s. Ka nevojë më shumë për forca lokale se sa për forcat tokësore. Muslimanët janë në ballë të kësaj lufte. Nuk mund ta realizojmë për ato këtë luftë”.

Një avion luftarak i prodhimit rus me nacionalitet të papërcaktuar më 24 nëntor nga hapësira ajrore e Sirisë pati kaluar në anën turke dhe u rrëzua nga avionët turq F-16 për shkak se vazhdoi shkeljen pavarësisht 10 paralajmërimeve të bëra. Pas ngjarjes Rusia deklaroi se avioni i përkiste asaj. NATO konfirmoi saktësinë e informacioneve të paraqitura nga Turqia në lidhje me shkeljen e hapësirës ajrore të avionit.

Edhe në fillim të muajit tetor avionët luftarakë të Rusisë patën shkelur hapësirën ajrore të Turqisë, ku pas ngjarjes autoritetet ruse duke kërkuar falje kishin njoftuar se të njëjtat situata nuk do të përsëriteshin. Ndërsa Turqia kishte ripërsëritur se ndaj shkeljeve të hapësirës ajrore do të zbatonte rregullat e angazhimit që përfshijnë kundërpërgjigjen ushtarake.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button