Erdogan: Projektin e Rrjedhës Turke e ngrimë ne dhe jo Rusia

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan morri pjesë në “Ceremoninë e mbylljes së Javës së Inovacionit të Turqisë” dhe “Ceremonia e çmimeve Improve Globale dhe Kampionët e Inovacionit të Turqisë” në Qendrën e Kongresit të Stambollit, raporton Anadolu Agency (AA).

Erdogan në fjalimin që mbajti në këtë ceremoni tha: ”Turqia në vitin 2012 përsa i përket klasifikimit global radhitej në vendin e 74. Këtë vit është në vendin e 58-ë. Kjo tregon që ne jemi në një proces ku prodhimi është duke kaluar në fazë inovative. Por kemi akoma rrugë për të bërë. Veçanërisht në fushën e arsimit kemi shumë mangësi”.

Turqia duhet të bëjë më shumë në fushën e kërkim-zbulimeve dhe duhet të hedhë hapa shumë më të vendosur tha Presidenti Erdoğan dhe më tej në fjalën e tij shtoi: ”Sikurse dihet në vitin 2002, në kohën kur un erdha në postin e kryeministrit harxhimet që ndaheshin për kërkime shkencore dhe zhvillim të teknologjisë në krahasim me buxhetin ishin 5 të njëmijtat. Synimi jonë ishte që në vitin 2014 këto harxhime të rriteshin në 2 për qind, por ato u rritën deri në shifrën 1 për qind deri në këtë vit. Deri në vitin 2023 ne synojmë që këto harxhime duke u mbështetur edhe tek sektori privat ti çojmë në 3 për qind”.

”Rusia dhe Iraku nuk janë burimi jonë i vetëm”

Duke theksuar se Turqia nuk është një vend me burime të larta energjetike Erdoğan u shpreh: ”Në fushën e energjisë ne jemi të varur nga importi. Pas daljes së problemit me Rusinë, të gjithë menduan nëse do ta mbyllë apo jo gazin. Përse? Sepse për ngrohje dhe prodhim të energjisë ne përdorim gaz natyrorë dhe furnizuesi më i madh për këtë është Rusia. Dua të nënvizoj faktin që është e vërtetë që ne marrim 98 për qind të gazit natyrorë dhe 90 për qind të naftës nga importi. Furnizuesi më i madh i gazit është Rusia dhe furnizuesi më i madh i naftës është Iraku, por kjo nuk do të thotë që ato janë të vetmit”.

”Çdokush duhet të dijë që Turqia nuk është një shtet do si do. Ne i kemi paralajmëruar ata që mundohen të bëjnë operacione brenda kufijve të sovranitetit tonë. Këto paralajmërime janë bërë disa herë dhe jo një, dy apo tre herë. Por duke pasur parasysh të gjitha këto doli një përfundim i tillë” shtoi më tej Erdoğan në fjalën e tij.

Duke nënvizuar faktin që në lidhje me projektet e mëdha mes Turqisë dhe Rusisë akoma nuk ka ndonjë shenjë që mund të preken Erdoğan në vazhdim tha: ”Kohët e fundit në media qarkullojnë disa lajme ku thuhet se Rusia i ka dhënë fund projektit të rrjedhës turke. Mos u besoni të tilla lajmesh të rreme. Ky projekt është ngrirë nga ana jonë për shkak se nuk na janë plotësuar disa kushte. Në lidhje me këtë duhet të dini të vërtetën. Për këtë arsye ngjarjet e fundit nuk kanë pas diçka negative në lidhje me këtë problem. Krahas këtyre në nuk duam të ndikojmë për rritjen e tensioneve mes Turqisë dhe Rusisë. Tani ne nuk flasim as me gjuhën e tyre. Ne po flasim me gjuhën e diplomacisë. Në këtë temë ne jemi të durueshëm. Ne jemi kombëtarë dhe e dimë shumë mirë se ku dhe si do të flasim për shtetin tonë”.

”Turqia nuk është një shtet që mund të shembet me këto gjëra”

”Duke parë që të gjithë nga çdo anë i ngritën embargo Rusisë për frutat, perimet dhe të gjitha ushqimoret ne nuk e bëmë këtë” tha Erdoğan dhe në vazhdim u shpreh:

”Ne vazhduam ti dërgojmë të gjitha. Dhe kur na pyetën se përse i dërgoni ne i’u përgjigjëm duke thënë se ju jeni ortaku jonë strategjik dhe për këtë arsye po jua dërgojmë. Tani shikoni në tekstet e lajmeve ku ata thonë që ne nuk marrim produktet e tekstileve dhe të tjerat të Turqisë. Këto janë veprime me ndjenja dhe jo mendje. Turqia nuk është një shtet që mund të shembet me një miliard dollar tregti që bëni ju. Edhe nëse nuk i merr nuk ka problem. Dalin tregje të reja dhe ashtu sikurse vihet re janë duke dalë.

Erdoğan në fjalën e tij tha gjithashtu se Turqia e ka kaluar tashmë pragun kritik dhe se bota e sotme nuk është bota e djeshme. Ai nënvizoi faktin që edhe Turqia nuk është më Turqia e djeshme. ”Duke pasur parasysh momentin se ku jemi ata të cilët janë miq me ne vetëm të mira kanë, ndërsa ata që janë armiq me ne vetëm humbje kanë. Ne po përparojmë me hapa të sigurt me zemër dhe shpirt’ shtoi Erdoğan në përfundim të fjalës së tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button