Londër, sulmi me thikë trajtohet si “terrorizëm”

Nga një sulm me thikë në një stacion të hekurudhës nëntokësore në Londër janë lënduar tre vetë, shkruan REL.

Raportohet se sulmuesi kishte klithur “kjo është për Sirinë”.
Policia e ka arrestuar të dyshuarin për sulmin e mbrëmshëm, ndërsa një zyrtar policor tha se ky sulm po trajtohet si “incident terrorist”.

Raportohet se njëri prej tre personave të sulmuar është plagosur seriozisht, ndërsa dy të tjerët janë lënduar lehtë.

Prej 3 dhjetorit, Britania e ka filluar fushatën e sulmeve ajrore kundër caqeve të militantëve të Shtetit Islamik në Siri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button