Britania fillon sulmin e dytë kundër ISIS’it

Britania e Madhe ka filluar sulmin e dytë ndaj Shtetit Islamik në Siri. Ky shtet i është bashkuar të enjten Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj sulmeve kundër ISIS’it.

Avionët britanik Tornado u ngritën nga baza e Royal Air Force në Akrotiri, në Qipro, para agimit, disa orë pasi parlamenti në Londër votoi me 223 vota për.

Parlamenti me këtë mbështeti planin e Kryeministrit David Cameron për të zgjeruar sulmet ajrore nga Iraku për në Siri.

Britanikët kishin thënë se ata kanë sulmuar fushat e naftës të ISIS’it,shkruan Metro, transmeton Express.

“Janë edhe shumë lokacione që do t’i sulmojmë, duke përfshirë pjesën veriore dhe perëndimore të Sirisë. Këto pritet të ndodhin javën e ardhshme”, ka thënë Sekretari i Mbrojtjes, Michael Fallon.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button