Shkup, organizohet bazar i artizanateve nga Dhomë Publike

Dhoma Publike në bashkëpunim me MATA sot dhe nesër e organizojnë bazarin e parë para Vitit të Ri në Qendrën për disenj në Shkup.

Në bazar do të prezantohen prodhimet e stolive, zejtarisë, veshjeve dhe gjërave dekorative. organizatori paralajmëron se tërë asortimani i zejtarisë do të prezantohet me kushte shumë të volitshme që do të thotë se zbritja e madhe do të jetë shpërblimi kryesor për të gjithë vizitorët.

“Tani më një kohë të gjatë jemi të ekspozuar në një presion të madh nga ana e zejtarëve, përpunuesit e stolive dhe dizajnuesit e modës,që të organizojmë një ngjarje në të cilën prodjimet e tyre do të marrin vëmendje qendrore. Bëhet fjalë për njerëz shumë kreativ dhe të aftë nga struktura të ndryshme të moshës të cilët bëjnë punë të mira befasuese me dy duart e tyre. prodhimet janë krijuar me shkathtësi të madhe, shumë orë pune dhe dozë të madhe të kreativitetit dhe kështu gjithnjë e më shumë të pranueshme nga blerësit”, thonë organizatorët.

Në bazarin, në të cilin do të hapet nga ora 10:00 deri në orën 21:00, do të marrin pjesë 20 krijues. /MIA

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button