Volf: Ekonomia e vogël është përparësia e Maqedonisë

Maqedonia është ekonomi e vogël, por kjo ka edhe përparësi, siç është mundësia për veprim më të shpejtë që duhet të shfrytëzohet, konsideron Ulrike Volf, udhëheqëse e Sektorit për ekonomi të jashtme dhe marketing pranë Ministrisë bavareze të Ekonomisë dhe Mediave, Energjisë dhe Teknologjisë.

Volf në bisedë për Dojçe Vele vlerëson se Maqedonia, në krahasim me vendet e tjera të rajonit, pozicionohet relativisht mirë në këmbimin ekonomik me Gjermaninë.

“Nuk mund drejtpërdrejtë të bëhet krahasim i Maqedonisë me tregjet të cilat janë shumë, shumë të mëdha. Rëndësia mund të shqyrtohet nëse shihet se Bavaria në tregtinë midis Maqedonisë dhe Gjermanisë ka pjesë prej 25 për qind dhe nëse dihet se Maqedonia është para Serbisë. Serbia ka më shumë banorë, por Maqedonia ka volum më të madh të jashtëm tregtar. Prej këtu mund të shihet se gjasat e veçanta që i ka Maqedonia shihen edhe në numra”, deklaroi Volf.

Sipas saj, Maqedonia ka kushte të cilat janë bazë e mirë për investim.”Atë që shteti ka mundur ta bëjë, e ka bërë. 

Kushtet kornizë për investim në vend janë shumë të mira, veçanërisht shkalla tatimore prej 10 për qind të tatimit personal dhe të tatimit të përfitimit, si dhe marrëveshjet që vendi i ka arritur me shumë vende evropiane për shmangien e tatimit të dyfishtë”, theksoi Volf

Lajme të ngjashme

Back to top button