Kerry: Nuk kemi dyshuar se Irani prodhonte armë bërthamore

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, tha sot se Shtetet e Bashkuara asnjëherë nuk kanë dyshuar në prodhimin e armëve bërtahmore nga ana e Iranit.

Por,ajo që është e rëndësishme sipas Kerryt, është implementimi i marrëveshjes që Teherani e ka arritur me gjashtë fuqitë e mëdha në korrik të këtij viti.

Kerry këto komente i ka bërë sot në Athinë teksa është pyetur nga gazetarët në lidhje me hetimin e fundit të publikuar nga Agjencia bërthamore e OKB-së, e cila ka bërë me dije se Irani ka prodhuar armë bërthamore së paku deri në 2009-ten.

Kerry tha se marrëveshja e arritur në korrik, e bën të qartë se askush nuk duhet të merret me atë së çfarë ka ndodhur në të kaluarë, por në lidhje me atë se çfarë do të bëhet në të ardhmen.

Raporti i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore, i publikuar gjatë kësaj jave, pritet të diskutohet nga bordi i agjencisë në një mbledhje që pritet të mbahet në mes të muajit dhjetor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button