Kushtrim Bekteshi sjell premierën “Konkursi”, në Tiranë

Regjisori shqiptar nga Maqedonia, Kushtrim Bekteshi, pas muajsh të gjatë provash në Tiranë, sjell sonte në Teatrin e Metropolit, salla “Shekspir”, premierën e veprës “Konkursi” të autorit rus Aleksander Galin.

“Konkursi” trajton një aspekt shumë aktual të realitetit tonë.Është një vepër me temë universale, që flet për periudhën e tranzicionit, ku njerëzit kanë humbur garën me jetën.

Bëhet konkurs në kohë tranzicioni, ku njerëz të shtresave të ndryshme shoqërore, si mundësi të vetme shohin ikjen jashtë shtetit ku jetojnë.

Sipas regjisorit Bekteshi, autori, duke e vënë si bosht kryesor në vepër konfliklin mes çifteve bashkëshortore, gjithë këtë dramë të personazheve e sjell me një gjuhë komike.

“Janë disa autorë të njohur rusë, të cilët trajtojnë tema të tranzicionit, merren me fatin e njerëzve të thjeshtë dhe duke trajtuar tema që në dukje janë të thjeshta, ata arrijnë me mjeshtëri të shfaqin një fotografi të përgjithshme të realitetit që jeton Rusia në kohë trancizoni dhe gjithë vendet postkomuniste”, shprehet Bekteshi.

Interpretojnë aktorët Rozi Kostani, Agzona Ademi, Erjeta Cufaj, Klodjan Hoxha, Vilma Hodo, Xheni Hallulli, Devis Muka, etj.

Lajme të ngjashme

Back to top button